MENU
klinika

Pikturat me dy duar

Kush është artisti që “sfidon” Da Vinçin?

18.12.2019 - 15:50

      Paul Klee (18 dhjetor 1879-29 qershor 1940) lindi në Munchenbuchsee, Zvicër dhe konsiderohet si piktor gjerman dhe zviceran. Stili i tij tejet individual u ndikua nga lëvizjet në art, që përfshinin ekspresionizmin, kubizmin dhe surealizmin. Po ashtu, ai ishte një student i orientalizmit. Klee ishte një piktor i natyrës që eksperimentoi dhe përfundimisht zotëroi teorinë e ngjyrave, njëherazi shkroi gjerësisht për të: “Shkrime mbi teorinë e formës dhe dizajnit”, konsiderohen të rëndësishme për artin modern, saqë jo rrallë krahasohen me rëndësinë që pati “Traktati mbi pikturën” i Leonardo da Vinçit për Rilindjen./Konica.al

Ai dhe kolegu i tij, piktori rus Wassily Kandinsky, të dy mësuan në shkollën gjermane të artit, dizajnit dhe arkitekturës Bauhaus. Punimet e tij pasqyrojnë humorin e etur dhe perspektivën e tij ndonjëherë fëminore, kompetencat dhe besimet e veta personale, si dhe muzikalitetin e tij. Paul Klee konsiderohet si një nga krijuesit më origjinalë të shekullit XX.

Në vitin 1917, vetëm tre vjet pasi pikturoi të parën vepër të pastër abstrakte, Paul Klee tashmë konsiderohej si më i miri i artistëve të rinj gjermanë. Tablotë e tij ishin veçanërisht të dukshme për teknikën e tyre të sofistikuar; Klee u ndikua shumë nga lëvizja e artit kubist dhe nga teoritë moderne të ngjyrës, që do të thotë se veprat e tij gjithnjë paraqisnin një cilësi të pasur me modele trekëndore dhe rrethore me ngjyra të ndezura./Konica.al

Në vitin 1921, Klee filloi një karrierë të suksesshme në mësimdhënien e artit dhe “Krijoi” përkatësisht në akademitë me famë gjermane Bauhaus dhe Akademinë e Dusseldorf. Ishte ky sukses që e solli në vëmendjen e nazistëve, të cilët i bastisën shtëpinë dhe siguruan që ai të largohej nga posti i tij akademik. Klee humbi 102 nga pikturat e tij të konfiskuara nga nazistët, 17 prej të cilave u paraqitën në ekspozitën e Artit të Degjeneruar në vitin 1937.

Paul Klee vizatonte me të dy duart, por kishte raste që i përdorte edhe në të njëjtën kohë. Çuditërisht, abstraksioni dhe figuracioni alternojnë: gjithçka e frymëzonte, e tërhiqte, e përndiqte. Pikturat e tij, janë në format shumë të vogël: ato kërkojnë që ne të përkulemi për t’i soditur, që t’i deshifrojmë me kujdes. Atëherë është e mundur, padyshim që në rrethana me një lloj delli poetik, të kalosh si Liza përtej pasqyrës dhe të përvidhesh në zgavrën e magjepsur të pikturës. I gjithë arti i Klee-së është në këtë mrekulli: duke na tërhequr në universin e pakufishëm të një kuadrati kanavace ose letre 10 cm.

Klee mund të ketë lënë më shumë se 8 000 vepra, ai është i paklasifikueshëm: as fauvist, as kubist, as sureal, as figurativ, as abstrakt, por të gjitha në të njëjtën kohë./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…

Degas: realiteti i tmerrshëm

“Piktori i balerinave” që shkroi sonete


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen