MENU
klinika

Historia e brazilianit

La partneren, Hulk lidhet me mbesën e saj

24.12.2019 - 22:32

Një histori që ka mbushur faqet e mediave rozë kudo në botë. Sulmuesi i Shangai SIPG, braziliani Hulk, rikthehet të bëjë bujë për shkak të jetës së tij private.

Sikurse njoftohet nga vetë ai nëpërmjet një komunikate zyrtare, braziliani është ndarë nga partnerja e tij, Iran Ângelo de Souza, për t’u lidhur me mbesën e saj, Camila.

Këtë të shtunë Hulk ka telefonuar prindërit dhe vëllain e Camila për t’u thënë atyre mbi lidhjen. Futbollisti dhe vajza e re kanë nisur të frekuentohen që nga muaji tetor dhe vetë futbollisti ka bërë publik këtë informacion, sepse nuk dëshironte të fshihej.

Pozicioni i tij është transparent dhe kërkon të evitojë gënjeshtrat dhe komentet dashakeqe. Gjithsesi, shumica e komenteve në rrjetet sociale e kanë veprimin e Hulk të pamoralshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN