MENU
klinika

Nga Project Syndicate

“Mbreti Johnson”, për herë të parë në provë!

25.12.2019 - 18:00

Luftërat mbarojnë kur luftëtarët heqin dorë nga luftimet.

Mënyra më efektive që kjo të ndodhë, është një betejë vendimtare që çon në dorëzim. Fitorja  e Boris Johnson në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar këtë muaj ishte një betejë e tillë.

Johnson tani gëzon fuqinë e pakufizuar. Kushtetuta e pashkruar e Britanisë lejon një sovranitet absolut të mazhorancës në Parlament, e përshkruar shpesh si “diktaturë zgjedhore”.

Por, përqendrimi i fuqisë nënkupton përqendrimin e përgjegjësisë. Johnson do të duhet të përballet me një kundërshtar më të fuqishëm: realitetin ekonomik dhe shoqëror. Johnson tani do të duhet të mbajë premtimet e tij kontradiktore, dhe ai do të fajësohet personalisht nëse dy plus dy  janë baraz me pesë.

Me Brexitin tashmë të vendosur në 31 Janar 2020, sfida më e rëndësishme me të cilën përballet Johnson është negociimi i marrëdhënieve të reja të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian. Rezultati do të përcaktojë nëse Johnson ka sukses ose dështon si kryeministër.

Kjo do të kërkojë përfundimin e negociatave brenda një afati 12-mujor.

Së pari vjen ekonomia. Programi qeveritar i Johnson varet tërësisht nga një rikuperim i fortë i investimeve në biznes dhe besimit të konsumatorit. duhet të dëshmojë se “marrëveshja e tij fantastike e Brexit” ishte me të vërtetë në interesat ekonomike të Britanisë.

Ekziston gjithashtu një imperativ politik për të shmangur negociatat konfrontuese të BE-së. Johnson fitoi zgjedhjet me parullën, “Jepi fund Brexit”. Për shumicën e votuesve, kjo do të thoshte që Johnson dhe politikanë të tjerë do të ndalonin së foluri për Evropën dhe të përqendroheshin tek çështje si shëndeti, krimi dhe transporti.

Pastaj vjen politika rajonale. Të rrezikosh këto ekonomi rajonale për shkak të marrëdhënieve tregtare të BE-së do të ishte vetëvrasje politike.

Më në fund, dhe mbase më e rëndësishmja për vendin e Johnson në histori, është mbijetesa e Mbretërisë së Bashkuar si një shtet unitar.

Nëse Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ketë performancë të dobët ekonomike vitin e ardhshëm, ose të përballet me ndonjë lloj krize financiare, zgjedhjet e ardhshme parlamentare skoceze, do të fitohen nga separatistët. Johnson nuk do t’i rezistonte dot një referendumi për pavarësinë e Skocisë.

Për të mbrojtur veten nga një ngritje e separatizmit skocez, i cili me siguri do të bëhej jehonë në Irlandën Veriore, Johnson duhet të shmangë çdo krizë financiare.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë do të jetë bisedime lidhur me marrëdhëniet afatgjata të Britanisë me Evropën, duke i bërë ato sa më të lodhshme, dhe të vonojë vendimet më të vështira për aq kohë sa ai mundet.

Anatole Kaletsky është bashkëkryetar i Gavekal Dragonomics. Një ish-kolumnist në Times of London, International New York Times dhe Financial Times, ai është autori i Capitalism 4.0: Lindja e një ekonomie të re.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat për kryeministrin e mundshëm

“Johnson s’ka guxim të përballet me njerëzit”