MENU
klinika

Përgjigjet neurologu

Më dhemb koka dhe nuk më zë gjumi! Çfarë të bëj?

26.12.2019 - 11:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Woman having a migraine, isolated on white background, monochrome photo with red as a symbol for the hardening

Pacientja: Përshëndetje, gjatë natës më zë dhimbja e kokës dhe nuk më zë gjumi. Çfarë është?

Përgjigjet neurologu: Dhimbjet e kokës janë të zakonshme, por shkaqet prej të cilave vjen ajo janë të ndryshme.Edhe pse shpesh dhimbjet e kokës kanë si burim stresin dhe ankthin. Aspirina ose paracetamoli, zakonisht çlirojnë dhimbjet e kokës që shkaktohen prej të tilla shkaqeve. Dushet e nxehta dhe masazhet gjithashtu mund të ndihmojnë, por vuajtësit kronikë duhet të kenë kujdes që të mos bëhen shumë të varur nga përdorimi i këtyre lehtësuesve. Do t’ju këshilloja një vizitë më specifike tek mjeku.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim