MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Më skuqet fytyra në pjesë të ndryshme. Çfarë është?

23.12.2019 - 17:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më skuqet fytyra në pjesë të ndryshme.Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet dermatologia:  Një patologji mjaft e hasur që shoqërohet me skuqje të lëkurës së fytyrës dhe në përqindje më të lartë te meshkujt, është dermatiti seborroik. Një sëmundje inflamatore e lëkurës që shoqërohet me skuqje, kruajtje, skuama të imta dhe seborre në lëkurën e fytyrës e të kokës (ajo që quhet zbokth), madje edhe në trup. Ndërsa trajtimi mjekësor konsiston në përdorimin e pomadave që kanë në përbërje ketoconazol apo ciclopirox (përbërje antimykotike), përdorimi i pomadave me kortizonikë të dobët duhet të bëhet nën kujdesin e mjekut dermatolog dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohe. Gjatë fazave të acarimit të patologjisë, mjaft efektive janë përdorimi i itrakonazolit, ketokonazoloi apo flukonazoliy (barna antimykotike)