Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjsë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e hënë, dt.23 Dhjetor 2019, priten reshje intensive në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit.
Ndërsa në katër qarqe priten reshje mesatare por lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u ulur ditën e nesërme.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta por me tendencë ulje pas mesditës.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 10 / 13 °C
në vendet malore: 3 / 8 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.