MENU
klinika

La Liga, java 18

Messi rikthehet te goli, “poker” i Barçës

21.12.2019 - 17:57

Barcelona ka kaluar pa probleme ndeshjen e javës 18-të të La Liga-s, duke fituar në shtëpi 4-1 ndaj Alaves dhe duke mbajtur kreun e renditjes 3 pikë para Real Madrid, por ky i fundit me një ndeshje më pak.

Grezmann në 14’ zhbllokoi shifrat, ndërsa në 45’ Vidal dyfishoi dhe Barcelona shkon e qetë në dhomat e zvheshjes me dy gola në avantazh.

Megjithatë, Pons në 56’ ngushton shifrat në 2-1 për miqtë dhe duket sikur hapet ndeshja. Por nuk nuk mendon kështu Messi, që në minutën e 69’ shënon golin e tretë.

Është goli i 13-të i Messit këtë sezon në La Liga, shënuesi më i mirë, ndjekur nga Benzema me 12. Suarez në 75’ me penallti vulos fitoren e Barcelonës 4-1.