MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 17

Ndërpritet ndeshja mes Flamurtarit e Teutës

22.12.2019 - 13:40

Kushtet atmosferike të motit, me rrebesh shiu dhe erë të fortë kanë ndërprerë ndeshjen mes Flamurtarit dhe Teutës, pasi ishte e pamundur të vazhdohej.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e fundit dhe nevoja për pikë është e madhe. Megjithatë, përballë kanë një kundërshtar të fortë, pasi Teuta gjithashtu do të kërkojë të marrë tri pikët, në mënyrë që të shpresojë te hapat fals të kundërshtarëve.

Durrsakët ndryshuan trajner javën e kaluar, duke ia besuar drejtimin e ekipit Edi Martinit, i cili që në ndeshjen e parë triumfoi ndaj Partizanit.

Pritet të mësohet se kur do të zhvillohet ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, që është ndërprerë pas minutës së 10-të. Ndoshta do të ristartojë nesër…