MENU
klinika

Disiplina, ja rregullorja e klubit

Nga 250 deri në 3 mijë euro, gjobat te Real Madrid

26.12.2019 - 16:28

Në klubin e Realit të Madridit ka një rregullore të fortë sa i përket disiplinës. Penalitetet për lojtarët që nuk respektojnë rregullat e vendosura nga klubi janë zbuluar në detaje.

Deri në 1000 € për ata që vijnë me vonesë për stërvitje dhe të paktën 250 € për ata që përdorin telefonin me zile e që nuk pranojnë të peshohen.

Lojtarët e Real Madridit janë të detyruar të vijnë në terrenin e trajnimit të paktën 45 minuta para kohës së planifikuar.

Gjobat janë në përpjesëtim me minutat e vonesave: 250 euro për vonesë brenda 5 minutave, 500 euro brenda 15 minutave dhe 1000 euro gjatë treçerekshit të orës.

Mungesa e pajustifikuar në stërvitje kushton 3000 euro. Vëmendje e madhe është vendosur edhe në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit për përdorimin e telefonave inteligjentë, që duhet të përdoren në modalitetin e heshtur.

Në këto raste gjobat shkojnë nga 250 deri në 1000 euro. E njëjta gjë vlen edhe për alarmin e mëngjesit: nuk ka asnjë punonjës të klubit për zgjimin, futbollistët duhet të ngrihen vetë kur janë në grumbullim, ndryshe i pret gjoba.

Ndërkohë, 1 mijë euro është gjoba për ata që tejkalojnë peshën e tyre të paktën dy herë me radhë. Ndër rregullat e tjera, ekziston një detyrim që lojtarët të informojnë trajnerin nëse largohen nga Madridi ditën e pushimit dhe të informojnë klubin për çdo veprimtari të sponsorizimit të jashtëm.

Në ditën e ndeshjes, lojtarët që nuk janë thirrur duhet të qëndrojnë në dhomë me skuadrën deri në bilbilin e goditjes së topit të parë dhe janë të detyruar të qëndrojnë në stadium të paktën 10 minuta para përfundimit të lojës.

Kodi gjithashtu përfshin konferenca për shtyp, të cilat do të mbahen me veshje zyrtare të klubit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN