MENU
klinika

Aventura e re

Nuk ka dilema, Everton zyrtarizon Ancelottin

21.12.2019 - 13:20

Nuk ka më asnjë dilemë, ajo që flitej prej ditësh, është konkretizuar: Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Evertonit. Klubi ka dalë në njoftim zyrtar, duke prezantuar trajnerin e ri.

“Don Carlo” mbulohet me ar, teksa do të rmosë një kontratë të vlefshme për 4 vite e gjysmë. Italiani do të përfitojë 11.5 milionë sterlina në sezon, duke parakaluar edhe Jurgen Klopp.

Ancelotti do të jetë i pranishëm ditën e sotme në “Goodison Park” për të ndjekur nga afër përballjen Everton-Arsenal.

Reagimi i parë i “Don Carlos” sa i përket aventurës së re ka ardhur në Tëitter, me italianin që ka postuar një foto në prolin e tij me mbishkrimin: “I emocionuar që ndaj lajmin që jam bashkuar me Everton. Jam i kënaqur që kthehem në Premier!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Objektivi: Qëndrimi në Premier League

Akord me Everton, Ancelotti me pagë stratosferike