Për herë të parë gjatë historisë së saj 150-vjeçare, Opera Shtetërore e Vjenës ka shfaqur një operë që mban firmën e një gruaje.
Olga Neuwirth është kompozitorja austriake, e cila ka shkruar një operë të re, bazuar kjo në romanin “Orlando” nga Virginia Woolf, të vitit 1928. Subjekti trajton temat e fluiditetit dhe dualitetit gjinor.
Në roli kryesor, interpreton këngëtarja Kate Lindsey.
Orlando jeton ndër shekuj, në fillim si burrë në Anglinë e Elizabetës, ndërsa më pas, duke u shndërruar në grua.
Autorja Olga Neuwirth, shprehet se androgjenët dhe refuzimi i stereotipeve gjinore e kanë frymëzuar atë, qyshse ajo lexoi për herë të parë romanin e shkrimtres Woolf, kur ishte adoleshente.
“Është jo vetëm një udhëtim nëpër shekuj, por një udhëtim i pikëpyetjeve të vazhdueshme të normave të imponuara nga shoqëria, kur shoqëria bëhet nga njeriu”, – ka thënë regjisorja, për BBC.
Ndërkaq, Olga Neuwirth, shprehet se “i duket pak e çuditshme” që është e para kompozitore grua, vepra e të cilës, shfaqet në Operën Shtetërore të Vjenës.