MENU
klinika

Mban premtimin, projekti drejt realizimit

Pacolli publikon planin e banesave që do të ndërtojë në Thumanë

12.12.2019 - 19:06

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, biznesmeni Behgjet Pacolli, ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook planin për ndërtimin e ndërtesave dhe apartamenteve moderne në zonën e Thumanës që u godit nga tërmeti shkatërrimtar rreth 3 javë më parë.

Pacolli ka thënë se i gjithë projekti do të financohet nga familja Pacolli përmes fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Njoftimi i plotë i Pacollit:

Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë.

Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.