Nga Theresa May e prekur, teksa njoftoi dorëheqjen si kryeministre, deri në dëmet shkatërruese shkaktuar nga stuhia “Dorian” në Bahamas, bashkë me imazhet përhumbëse të luftës civile në Siri – AFP, përzgjedh fotografitë më të mira të vitit.
Mediet e huaja, i përcaktpojnë keto pamje spektakolare që kanë regjistruar ngjarjet historike të vitin 2019, si paraprirëse për “skenën” e vitit 2020.
Viti 2019 u karakterizua nga një sërë demonstrimesh në mbarë botën, ndërsa njerëzit protestuan për përmirësimin e politikave, krahas tubimeve me vëmendjen mbi ndryshimet klimatike./Konica.al
Mes pamjeve të pabesueshme, është edhe një leopard që sulmon një indian në zonën Lamba Pind, në Jalandhar, apo ylli i shoubizit Cardi B, që mbërrin për “Met Galla 2019” në Muzeun Metropolitan të Artit.
Protestat masive antiqeveritare shpërthyen nga Libani dhe Iraku, deri në Hong-Kong e Kolumbi, ndërsa njerëzit u ngritën kundër qeverive.
Aktivistja e re e klimës, Greta Thunberg, nxiti një reagim global rreth ndryshimeve klimatike.
Mes të tjerash, janë shumë domethënëse fotografitë ku janë fiksuar në celuloid, ngjarjet që shpalosën në sferën politike të SHBA-së, gjatë një viti, kur demokratët filluan hetimin për largimin e presidentit amerikan, Donald Trump.