MENU
klinika

'Dhuratat' e Trump për amerikanët

Para për miliaderët, uri për të varfërit..

30.12.2019 - 18:56

Kur bëhet fjalë për miliarderët që përfitojnë nga bujaria e taksapaguesve amerikan, atmosfera e festës është e gjallë gjatë gjithë vitit.

Tatimpaguesit paguan 115 milion dollarë për Donald Trump në mënyrë që ai të mund të luante golf në vendpushimet e tij.

Dhe taksapaguesit i dhuruan korporatës Amazon 129,000,000 $. Kjo është e mjaftueshme për të paguar tre apartamentet e CEO Jeff Bezos në Manhattan.

Po ata që vërtetë kanë nevojë për ndihmë? Një person mesatar në varfëri, duke luftuar për të patur ushqimin në tryezë, merr rreth 134 dollarë në muaj në ndihmë ushqimore.

Tani, vetëm në kohën e festave, Trump ka finalizuar të parën nga tre politikat që do ta bëjnë këtë pabarazi edhe më të turpshme. Administrata Trump planifikon t’iu heqë 3.7 milion njerëzve përfitimet e tyre të ushqimit.

Hapi i parë i administratës është që t’iu heqë 700,000 të rriturve nga ndihmat ushqimore pasi përpiqen të gjejnë punë. Hapi i dytë: përpjekja për të ndëshkuar familjet që kanë shpenzime të larta për kujdesin e fëmijëve dhe strehimin. Dhe së treti, ata duan të dëmtojnë familjet që tashmë po zgjedhin midis ushqimit ose nxehtësisë.

Ndërkohë, mashtrimi republikan i taksave po funksionon saktësisht siç ishte planifikuar. Sot, 400 miliarderët më të pasur paguajnë taksa më të ulëta se çdo grup në Amerikë, përfshirë edhe të varfërit. Gati 100 nga ndërmarrjet më të mira të Fortune 500 tani nuk paguajnë fare taksa.

Kjo duket si oligarki: oreksi i Trumpit për mirëqenien e korporatave është i pafund, dhe po kështu është edhe gatishmëria e administratës së tij për të sulmuar familjet më të prekura.

Republikanët e mbrojnë këtë duke thënë se lënia e njerëzve të uritur do t’i bëjë ata të punojnë më shumë. Por ne e dimë që kjo ka të bëjë vetëm me mizoritë. Ne e dimë se kjo thellon krizën e varfërisë në Amerikë.

Kjo o të thotë që ne duhet të luftojmë aq sa mundemi kundër administratës Trump. Por ne duhet të shkojmë përtej kësaj. Ne duhet të kërkojmë që ultra të pasurit më në fund të fillojnë të paguajnë pjesën e tyre. Në vendin më të pasur në historinë e botës, ne kemi një detyrim moral të zhdukim urine, nga e cila vuajnë më shumë se 37 milion nga bashkëqytetarët amerikanë çdo ditë.

Ne mund të fillojmë duke rritur ndihmën ushqimore me 47 dollarë për person në muaj. Ne gjithashtu duhet të garantojmë që të gjithë nxënësit e shkollës të marrin mëngjes dhe drekë falas në çdo shkollë publike në Amerikë.

Këtë periudhë festash, ne duhet të punojmë në komunitetet tona për t’u siguruar që fqinjët tanë të mos vdesin nga uria.

Në fund të fundit, ne duhet të bëjmë një zgjedhje si nshoqëri: a do të tolerojmë lakminë e pashuar dhe egërsinë e klasës së miliarderëve?

Apo do të ndërtojmë një shoqëri njerëzore, të barabartë, që i jep fund varfërisë, urisë dhe i lejon të gjithë të jetojnë me dinjitet?

Ndërsa viti i ri afrohet, le të angazhohemi të luftojmë për një qeveri dhe një ekonomi që funksionon për shumicën.

Bernie Sanders shërben në Vermont në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Rashida Tlaib, një demokrat, përfaqëson rrethin e 13 të kongresit të Miçiganit në SHBA.