MENU
klinika

Kompleksi i ri

Partizani tregon “Shtëpinë e Kampionëve”

27.12.2019 - 16:27

Puna në kompleksin e ri të Partizanit po vijojnë me intensitet të lartë, aty ku kampionët e Shqipërisë synojnë që të zhvendosen së shpejti për t’u bërë me shtëpinë e tyre.

Vetë klubi i kuq ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit dhe atë që po ndodh në kantierin e hapur përmes disa fotove të hedhura në rrjetet sociale.


NJOFTIMI

“Vijojnë me intensitet punimet në stadiumin e ri të Kampionëve. Aktualisht po përfundon veshja e fasadës së tribunës kryesore. Kanë përfunduar instalimet elektrike, hidrosanitare dhe ato të kondicionimit.

Ndërkohë, po vishet struktura metalike, e cila mbulon tërësisht tribunën qendrore. Të gjitha ambientet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN