MENU
klinika

Rrëfimi i Maradonës

“Pas humbjes me 4 gola, Messi po qante si fëmijë”

22.12.2019 - 18:26

Maradona dhe Messi janë dy figurat më të dashura në Argjentinë dhe jo vetëm. Aata kanë fituar shumë gjatë rrjedhës së karrierës së tyre të jashtëzakonshme dhe diskutohen mes futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Në mënyra të ndryshme dhe në vite të ndryshme, ata kanë arritur me magjinë e tyre të shënjojnë epokat, në të cilat kanë qenë protagonistë.

Natyrisht, ka shumë keqardhje që kurrë nuk i pamë dot të dy në fushë së bashku, megjithatë, rrugët e tyre u kryqëzuan kur ish-kampioni i Napolit u bë trajner i Argjentinës.

Maradona i drejtoi Albiceleste nga pankina në Kampionatin Botëror 2010. Duke folur për “TyC Sports”, ai e pa Messin në sfondin e humbjes së rëndë 4-0, të pësuar në çereknalen e atij turneu ndaj Gjermanisë:

“Pas asaj humbjeje 4-0 me Gjermaninë e pashë të qante si fëmijë. Ai po qante në dush, ndërsa të tjerët, që supozohej të ishin liderët e ekipit, tashmë po kërkonin një uturim të hershëm për t’u kthyer në shtëpi.

Mbaj mend që, pas asaj humbjeje, ishte njëri nga La Plata (fjalët e tij duket si i referoheshin Veron), që po kërkonte një avion për t’u kthyer, ndërsa Messi po qante. Këto nuk janë gjëra që m’i kanë thënë, por i kam parë vetë me sy”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy legjendat e futbollit

Pele i dërgon mesazh Maradonës