MENU
klinika

Iku vërtetë nga “Hell’s Kitchen”?!

Pas largimi Renato bën deklaratën bombë: Nuk e kuptoj si më doni…

07.12.2019 - 10:50

Ditën e djeshme, skenaristja e emisionit “Hell’s Kitchen”, Zefina Hasani njoftoi se shefi i kuzhinës Renato Mekolli, do të largohej në mes të emisionit.

Zefina u shpreh se vendimi i Renatos kishte ardhur pë arsye personale, ndërsa tregoi edhe shefin e ri të kuzhinës që do të zëvëndësonte Renaton.

“S’e mendoja asnjehere se do te ndodhte keshtu por ja qe ndodhi. Renato u largua per arsyet e tij e ne duhet te vazhdonim me nje tjeter shef. Neser Hell’s Kitchen eshte pa Renaton. Flm @alsi_sinanaj qe pranove te vish nga Athina ne nje kohe rekord. “- shkruante ajo në postim.

Ndërkohë, ndjekësit e kanë bombarduar Renaton me mesazhe e komente duke i kërkuar të rikthehet në “Hell’s Kitchen”.

Mirëpo, shefi i kuzhinës ka publikuar një foto ku ka dhënë një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij:

“Nuk e kuptoj si mund të ma kërkoni të rikthehem,jeni ju ata që nuk më keni dashur dhe më keni sharë çdo herë në Hell’s Kitchen !”- ka thënë Renato, duke lënë të kuptohet se nuk po mendon një rikthim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me dy vajza në “Hell’s Kitchen”

Ja kush është bjondia në krah të Renato Mekollit

Foto/ “Ushqim dhe zemër të ngrohtë”

Renato Mekolli gatuan për të prekurit nga tërmeti