MENU
klinika

"Vendimi i takon..."

Pendarovski: Data e zgjedhjeve nuk varet nga unë

08.12.2019 - 14:58

Nuk mundem të jem i bindur se më 12 prill do të ketë zgjedhje, sepse kjo nuk varret nga unë tha shefi i shtetit Stevo Pendarvski në Tv Sitel. Ai shton se vendimin e merr kuvendi.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Sevo Pendarovski në emisionin Detektor në Tv Sitel njofton se nuk është i bindur se zgjedhjet do të mbahen më 12 Prill, pasi siç thekson ai, kjo çështje nuk varret prej tij.

Pendarovski kujton se këtë vendim e merr shumica e Kuvendit dhe vetëm ky institucion vendos se kur do të organizohen zgjedhjet.

“Nuk jam i bindur se varret nga unë. Kuvendi shpërbëhet nga 61 deputetët, kush do ta siguron dhe kur do ta siguron dhe çfarë do të bëhet me zgjedhjet vendos Kuvendi”– tha Pendarovski.

Sipas tij nuk ka ndonjë dallim të madh se a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme apo të rregullta, pasi që siç thotë ai, brenda kësaj periudhe nuk mund të ndryshoj asgjë.

“Unë e kam komentuar edhe më herët. Nuk varret nga unë, megjithatë më jemi duke hyrë në vitin zgjedhor. Mund të ketë kalkulime të partive politike nga dy anët, por nuk e shoh se mund të ndryshoj diçka nga periudha e prillit deri në afatin e fundit që është në dhjetor për zgjedhje të rregullta”– tha Pendarovski.

Në këtë Pendarovski shtoi se nuk ka asgjë kundër Kuvendin që parakohe të ratifikon protokollin për anëtarësim në NATO pasi që anëtarësimi në aleancë është vullneti i gjitha subjekteve politike.