MENU
klinika

Çfarë pritet të diskutohet?

Presidenti Thaçi thërret seancën e Kuvendit më 24 dhjetor

11.12.2019 - 17:38

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë vendim për thirrjen e mbledhjes së parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më datën 24 dhjetor në orën 9:00.

“Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidencës.

Bëhet e ditur se Thaçi këtë vendim e mori në mbështetje të nenit 66 (3) dhe nenit 84 pika (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47,  25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Njoftimin e datës 27.11.2019, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 29.11.2019

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë