MENU
klinika

Ibrahimovic për Materazzin

“Prita 4 vjet, pastaj e dërgova në spital”

05.12.2019 - 15:37

Serie A e ka humbur shkëlqimin që kishte në vitet 90’ e 2000’, ku yjet e futbollit luanin në ekipet më të mira të Italisë. Një ndër më të mirët e botës që luajti në këtë ligë është edhe Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez me origjinë boshnjake shtë aktizivuar me 3 ekipet më të mira në Itali, Juventus, Inter dhe Milan. Në intervistën e tij të gjatë për “GQ”, Ibrahimovic zbulon disa gjëra pikante…

“Nga Juventusi shkova tek Interi, ku pata një përgjegjësi të madhe, sepse doja që të toja dhe kishin nevojë për ndihmën time. Luajta dhe fitova. Kishim ekip të fortë.

Doni t’iu them diçka që nuk e di askush? Luaja me Juventusin dhe përballeshim me Interin. Materazzi më bën një ndërhyrje brutale, donte të më vriste. Ishte lojtar i keq, por ndryshe është kur luan fort dhe ndryshe kur futesh për të të dëmtuar. Edhe Maldini ishte i keq, por luante për tjetër objektiv, të kapte topin.

Ishte Juventus-Inter në vitin 2006 dhe pas faullit dal jashtë për t’u kuruar. Capello më tha: ‘Do të ndërroj!. I thashë ‘jo’, do të futem’. Doja të kthehesha për të larë hesapet, pasi nëse një person më bën diçka të tillë, nuk më hiqet nga mendja. Por, dhimbjet ishin të mëdha, nuk luaja dot.

Pastaj shkoj tek Interi, Barcelona dhe Milani! Në derbin e parë, 2010-11, janë të gjithë ndaj meje dhe kjo më motivon. Duhet të kontrollosh emocionet. Vjen penalltia e shkaktuar nga Materazzi. Gol dhe 1-0 për Milan.

Në pjesën e dytë, e shoh që u fut në dyluftim dhe bëj një lëvizje Taekëondo. E dërgova në spital! Stankovic më tha: ‘Pse e bëre Ibra?’. Iu përgjigja: ‘Prita 4 vite për këtë moment, ja pse’. Dhe u largova. Çfarë do të bësh, do të kthehet mbrapsht. Eshtë karma!” – rrëfeu historinë Ibrahimovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëri i vogëlushes bëhet hit

Ibra mahnitet nga 7-vjeçarja gjatë himnit

Ka një mesazh për Interin dhe Juventusin

Ibrahimovic paralajmëron rikthimin në Serie A!