Viti 2020 pritej të ishte dubtues për djalin e legjendës së automobilizmit, Michael Schumacher. Por Mick nuk do të zhvillojë asnjë test gjatë vitit 2020 me ndonjë makinë të Formula 1.
Këtë vit ai zhvilloi disa teste me makinën Alfa Romeo Racing, por makina italiane këtë sezon nuk i ka hapur sërish dyert pilotit të ri gjerman.
“Ne nuk do të bëjmë asnjë test me Mick vitin tjetër, por asnjë makinë nuk do të veprojë sërish siç bëmë ne. Ai do të përqendrohet vetëm te Formula 2, pasi objektivi i tij është të shpallet kampion bote në këtë kategori”, – tha Frederic Vasseur, shef i Alfa Romeo.
Ajo që bie në sy është se as nga Ferrari nuk ka pasur ndonjë ftesë. Ndoshta për të parë Mick Schumacher në Formula 1 do të presim vitin 2021…