MENU
klinika

Çfarë nuk duhet të mungojë në tryezë

Pse e festojmë më 1 Janar, Vitin e Ri dhe si të kemi sa më shumë fat

30.12.2019 - 14:39

     Janë festat e fundvitit, atmosfera festive ka mbështjellë tashmë, çdo skaj.  Shpërndajmë dhe presim dhurata, gatuajmë pa pushim dhe familja duket më afër se kurrë.  Në përfytyrimin tonë, Viti i Ri simbolizon shumë dashuri, dhurata dhe dritat që vezullojnë netëve të ftohta dimërore.

Por, cilat janë disa kuriozitete që mund të ngjallin habinë tonë, që rezultojnë të jenë të vërteta?

Dëshmitë më të hershme përsa festimet e Vitit të Ri, janë gjetur në Babiloninë e lashtë, rreth 4 000 vjet më parë.

Romakët e festonin Vitin e Ri, në muajin mars. Senati, në vitin 153 para Krishtit, përcaktoi janarin, si muajin e parë të Vitit të Ri. Në vitin 46 pas Krishtit, kalendari julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare, zgjedhjen e datës 1 janar, si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve, duket sikur derivon nga zakonet e tyre).

Në Vitin e Ri,  preferohet të konsumohen disa ushqime, që supozohet se sjellin fat. Zgjedhja e tyre, ka të bëjë për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson, në fakt, një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit. Prandaj, gatuhen thjerrëza dhe bathë.

Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane. Në vende të tjera, konsumohen shegë, edhe këto 12 kokrra, një kokërr për çdo muaj.

Keltët e festonin Vitin e Ri, natën mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit ose më mirë, në festat e “Halloween”-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut

“Berishajt” e Buenos Aires, Argjentinë

Java Evropiane e Lëvizjes

“Dita e Biçikletave” në Shkodër

Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”