MENU
klinika

Serie A, Java 18

Roma “blindon” vendin e katërt

20.12.2019 - 22:44

Roma ka marrë tri pikë me shumë vlera në një transfertë të vështirë si ajo e Firenzes, duke fituar 4-1 ndaj Fiorentinës. Një rezultat që “blindon” vendin e katërt nga verdhekuqtë.

Roma bëri një pjesë të parë të mirë. Në harkun kohor të dy minutave, Dzeko në 19’ dhe Kolarov në 21’, cuan shifrat në 0-2 për Romën.

Megjithatë, vendasit futen në lojë në 34’, ku Badelj ngushton shifrat në 1-2. Gjithsesi, pjesa e parë do të përfundonte në avantazhin e miqve.

Por Roma do të clirohej më shumë në minutën e 73’, kur Pellegrini shënon golin e tretë. Në fund Fiorentina ka provuar me gjitha forcat, por është ndëshkuar në kundërsulm nga Zaniolo në 88’.