MENU
klinika

Fituesit

Ronaldo mposht Messin në “Global Soccer Awards”

29.12.2019 - 20:22

Cristiano Ronaldo mund të buzëqeshë sërish karshi rivalit të tij Lionel Messi. Ky i fundit ka dominuar ndaj Cristiano Ronaldos në çmime individuale për këtë vit.

Argjentinasi i rrëmbeu “Topin e Artë” duke e parakaluar në garën për këtë çmim. Ylli i Juventusit ka shijuar një hakmarrje të vogël në Dubai, aty ku u shpërndanë çmimet “Global Soccer Awards”.

Vendi i parë ka shkuar për Ronaldon i cili ka tërhequr trofeun si më i miri i vitit. Portugezi mund të ngushëllohet me këtë fitore, por sigurisht që flasim për një çmim dytësor.

Lojtari i ri më premtues është zgjedhur një tjetër portugez, pasi Joao Felix rrëmbeu çmimin. Liverpool pati përfaqësuesit e tij me teknikun Jurgen Klopp, që meritoi çmimin si më i miri i vitit, ndërsa pjesë e çmimeve ishte dhe portieri Alisson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN