MENU
klinika

Apelimi

Rusia nuk pranon vendimin e WADA-s

19.12.2019 - 15:53

Rusia do të apelojë vendimin e WADA-s, për të përjashtuar për 4 vjet sportin rus nga të gjitha veprimtaritë olimpike, duke nisur nga “Tokyo 2020”, si dhe në botërorin e futbollit “Katar 2022”.

Ky vendim u mor javën e kaluar nga bordi ekzekutiv i WADA, për shkak të skandalit doping që ka prekur Rusinë. “Ne nuk e pranojmë këtë vendim dhe do ta apelojmë atë, pasi bashkëpunimi i antudipingut rus (Rusada) me atë ndërkombëtar (WADA) ka qenë i suksesshëm kohët e fundit”, – u shpreh Alexander Ivlev, shef i antidopingut rus.

Ndërsa zv.presidentja e WADA, Linda Halleland, tha: “Nuk është bërë ende mjaftueshëm që Rusia të garojë në Olimpiadë”.

Për momentin, sportistët rusë nuk do të lejohen të garojnë në eventet olimpike, çka nuk lejon edhe flamurin e këtij shteti të valëvitet në “Tokyo 2020” apo në botërorin e futbollit.

Në sportin e atletikës, Rusia nuk garon në asnjë event ndërkombëtar që nga viti 2015, për shkak të pezullimit pa afat që ka marrë nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


WADA rihap laboratorin në Moskë

Rusia pranon skandalin e dopingut