MENU
klinika

E sikletshme!

Selena Gomez paska urinuar në pantallona gjatë një koncerti

21.12.2019 - 18:44

Këngëtarja Selena Gomez ishte e ftuar në një intervistë për emisionin radiofonik në “KISS FM”, ku i është kërkuar të tregojë tre histori: një të vërtetë dhe dy gënjeshtra.

Selena tregoi se urinoi në pantallona gjatë koncertit të Ed Sheeran, kushëriri i saj 4-vjeç kishte prishur një dasmë duke rrëmbyer copat e tortës, si dhe që luftëtarët i kishin mësuar asaj që të luftonte me armë dhe të sulmonte luanët.

Historia e vërtetë dhe shumë e sikletshme ishte gjatë koncertit të Ed Sheeran, ku këngtarja s’kishte duruar dot më për shkak të trafikut dhe kishte urinuar në pantallona.

“Unë kisha një problem atje poshtë, në atë zonë… Ishte hera e parë që urinova në pantallona. Isha shumë e emocionuar, s’doja të largohesha, kështu që thashë ‘Epo mirë, do të vendos një triko përpara’. Shkova në koncert.”– tregoi Selena, duke shtuar se ishte hera e parë që e tregonte këtë moment kaq të sikletshëm.