MENU
klinika

"Enigma"

Shitet në ankand makina e mesazheve të koduara naziste

16.12.2019 - 17:33

     Një makinë e rrallë e quajtur “Enigma”, është makina e rrallë, që nazistët gjermanë e përdorën për të krijuar kode ushtarake komunikimi të pathyeshme, është shitur në gjatë një ankandi për më shumë se 95,000 euro.

Sipas Heritagge Auctions, makina me peshë rreth 26 kilogramë, u ble përmes internetit të shtunën (14 dhjetor), sipas “Bloomberg”. Ajo vjen me udhëzime operative, një kornizë me emblemën “Third Reich”, duke përfshirë mënyrën sesi shkencëtari i njohur britanik, Alan Turing, ka ndihmuar në deshifrimin e kodit.

Po ashtu, sipas përshkrimit, një prej 26 tastave të makinës është i dëmtuar.

Nuk është hera e parë që një makinë e tillë është shitur për një shumë të tillë. Në muajin maj, një koleksionist irlandez “rrëmbeu” një makinë për kodime të ndryshme e njohur si “Hitler Mill”, për rreth 98,000 euro, në një ankand të mbajtur në Munih, Gjermani.

Teksa Lufta e Dytë Botërore afrohej, Gjermania naziste shkatërroi shumicën e makinave të përdorura për të dërguar dhe pranuar mesazhe të koduara, për të parandaluar aleatët në deshifrimin e mesazheve.

Winston Churchill, urdhëroi që të gjitha makinat “Enigma” të shkatërrohen deri në fund të luftës. Sipas “Heritage Auctions”, shumica e 250 makinave të mbetura qëndrojnë në varre ujore të panjohura.

Dizajni i rotorit treshifror është konsideruar i pathyeshëm deri në fillim të viteve ’40-të, duke i realizuar mesazhet e koduara në 17,576 kombinime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit