MENU
klinika

NBA

Shkëlqejnë Lakers, Davis realizon 50 pikë

09.12.2019 - 10:49

Anthony Davis futet në rangun e legjendave të NBA, duke u krahasuar me Kobe Bryant dhe LeBron James në dy dekadat e fundit. Davis ka shënuar 50 pikë në fitoren e fundit të Los Angeles Lakers, që mposhti 142-125 Minnesota.

Një performancë që habiti të gjithë, që duke i shtuar edhe 32 pikët e realizuar nga LeBron James, e bëjnë Lakers të shkëlqejë për herë të parë që nga marsi i vitit 2013, kur Kobe Bryant dhe Shaquille O’Neal shënonin 70 pikë ose më shumë.

Mbrëmja magjike e Anthony Davis tregon gjithashtu përshtatjen me mjedisin e ri dhe 50 pikët e tij erdhën vetëm në ndeshjen e 23-të në fanellën e Lakers, për të pasuar LeBron James, që realizoi 55 pikë pas 16 ndeshjesh. Davis-James është një dyshe që po çmend NBA-në në këtë fazë të parë të sezonit.

Ndërkohë, fiton edhe skuadra tjetër e Los Angeles, ajo e Clippers, që mundi 135-119 Washington. Sfida u dominua nga miqtë, me Leonard që realizoi 34 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga George me 27 pikë.

Kampionët e Torontos u mundën 110-104 nga Philadelphia, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Harris me 26 pikë ishte lider për Philadelphia, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Lowry për kanadezët.

Miami triumfoi 110-105 ndaj Chicago pas kohës shtesë, sfidë ku vendimtar për skuadrën nga Florida ishte Herro me 27 pikë. Surprizë fitorja e Brooklyn 105-102 ndaj Denver.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN