MENU
klinika

Eurosong

Shqip apo anglisht?! Si do të këndojë Arilena?

23.12.2019 - 11:14

Arilena Ara është fituesja e festivalit të 58-të në RTSH. Kënga “Shaj” do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong.

Ende nuk e thotë me siguri, por kur e dëgjoi për herë të parë këngën, ishte në anglisht, kështu që mendon se e tillë do të prezantohet edhe në Eurovision “Shaj”.

“Nuk e kisha menduar fare fitoren, nuk e kisha fokusuar energjinë këtu, nuk jam akoma e përgatitur për këtë dhe nuk e di si do ta menaxhoj këtë situatë, por…”, – tha Arilena pasi fitoi Festivalin e Këngës në Post Festival me Eni Shehun.

Por pyetjen e tij të parë, nëse do ta këndojë këngën në shqip apo në anglisht në Eurosong, dukej se e kishte të qartë, edhe pse nuk foli me siguri: “Herën e parë që e kam dëgjuar, ishte në anglisht, ndjesinë e parë që ma dha, ma dha në anglisht.

Ka qenë e vështirë ta jepje të njëjtën ndjesi edhe në shqip, kështu që mendoj se do të jetë në anglisht…”,- tha ajo.

Megjithatë ende nuk mund ta thotë me garanci këtë: “Tani nuk dua të mendoj për këtë…” – tha pas pak ende e pushtuar nga emocionet.