1. Ishte mjerim i llojit të dëgjosh sot live në RTK3 arsyetimet e ministrit të arsimit për katastrofën e rirangimit të arsimit kosovar, gjatë kohës së menaxhimit të tij!
Tani ky rezultat i sapo ripërsëritur i PISA-së (Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve) e dëshmon më së miri jo vetëm krizën e përgjithshme (do shtoja edhe alarmante ngase për çdo vit po na përsëritet status quo-ja në këtë lëmi) në cilësinë e shëmtuar të arsimit që janë duke “prodhuar” nivelet tona edukativo-arsimore të Republikës.
Një krizë kronike do thonim, në nivel kombëtar e shtetërorë, ku përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar.
Neve në rast se dëshirojmë të emancipohemi sikurse kombet e tjera, na duhet një ndryshim total dhe një qasje tërësisht e re dhe kompatibile me rrjedhat dhe proceset aktuale globale të arsimit.
2. Me këtë rezultat të ripërsëritshëm për ca vite, ne lëre që s’do mund të hyjmë në konkurrencë lojale me vendet evropiane, po as këto që i kemi në fqinjësi!
Kjo nënkupton që na ka munguar një plan fizibiliteti, një plan krahasues i shkallës sonë kombëtare të edukimit dhe arsimimit, që ka prodhuar shkallë tejet kompromituese emancipimi në agkalle kombëtare!?
Dhe për këtë duhen fajësuar gjithë ministrat e gjertanishëm politikë të pasluftës, që asnjeri nga ta nuk bëri sado kudo një përpjekje solide për ta reduktuar ndikimin katastrofal që i shkaktuan militantizmi injorant klanor e partiak sistemit të arsimit…!
3. Uroj që qeveria e re, nuk do e reproduktojë edhe me tej mediokritetin edukativo-arsimor që është jo vetëm duke na e kompromituar ndërgjegjen tonë kombëtare e shtetërore, por edhe duke na e fundosur mënyrën dhe qasjen tonë për t’u bërë konkurent serioz me vendet dhe shtetet tjera në rajon e me gjerë.
Andaj, shtetndërtimi me këto PISA-t e ripërsëritura, ku vetëm na rikonfirmohet analfabetizmi ynë kolektiv, është vetëm humbje kohe.