MENU
klinika

Ngjitur me stadiumin

Si e zbuloi pronari i Tottenham magazinën e kanabisit

19.12.2019 - 21:38

Një magazinë me kanabis fshihej ngjitur me stadiumin e Tottenham, “White Hart Lane”, përpara se të niste ndërtimi i impiantit të ri të “Spurs”.

Lajmin e çuditshëm e ka konfirmuar vetë presidenti i “Gjelave”, Daniel Levy, i cili tregon gjatë një rrëfimi se si një bandë kriminale kishte tentuar edhe të hakmerrej kur klubi u zbuloi atyre një magazinë me bimë narkotike.

Levy tha se klubi kishte blerë deri në 80 prona përreth stadiumit të vjetër dhe ata kishin ndjerë një aromë të keqe në një prej këtyre pronave, e cila ishte një magazinë e paaksesueshme nga jashtë.

“Ne zbuluam se ajo ishte mbyllur me shul nga  brenda dhe kur arritëm të hyjmë, pamë kanabis që kultivohej brenda. Natyrisht që i telefonuam menjëherë policisë”, – tregon bosi 57-vjeçar i nënkampionëve të Europës.

Por historia nuk përfundon këtu. Grupi i gangsterëve që e shfrytëzonte këtë fermë të vërtetë, u zemërua shumë për humbjet e tyre dhe nisi një fushatë hakmarrjeje, për të cilën Levi tregon:

“Gjëja e radhës që ndodhi ishte se ne mësuam se u bëmë viktima të një sulmi hakmarrës kur tubat e furnizimit me ujë në pronat që ne zotëronim në ‘High Road’ u prenë, duke i përmbytur të gjitha ato”.

Ndërtimi i impiantit të ri nisi më në fund në vitin 2015, me skuadrën që u zhvendos drejt “Wembley”-t në 18 muajt e ardhshëm përpara se të përfundonte stadiumi i ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN