MENU
klinika

Serie A, Java 17

Supergola dhe rekorde, Juve kalon Sampdorian

18.12.2019 - 20:53

Juventus ka kaluar pa probleme ndeshjen e javës 17 të Serie A, duke fituar 2-1 në Genova ndaj Sampdorias. Në dukje është rezultat i ngushtë, por kampionët e Italisë dominuan

Ndeshja zhbllokohet nga Dybala në 19’. Supergol ky i argjentinasit. Megjithatë, vendasit arrijnë të barazojnë në 35’ me Caprari. Ronaldo në minutën e fundit të pjesës së parë shënon një supergol me kokë.

Portugezi vendos një rekord unik, pasi bëhet lojtari që shënon 10 ose më shumë gola për 15 vite radhazi. Ky ishte goli i pestë radhazi për CR7-n.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por edhe Buffon ishte në lartësinë e duhur. Portieri legjendar barazoi Paolo Maldinin sa i përket ndeshjeve të luajtura në Serie A, 647. Mbyllet 1-2 dhe Juve merr kreun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN