MENU
klinika

Shansi për në Euro 2020

UEFA zyrtarizon stadiumin e Maqedoni-Kosovë

25.12.2019 - 20:54

Kosova, pasi fitoi grupin e saj në Ligën e Kombën, tashmë ka të drejtën të luajë në gjysmëfinale të play-off, aty ku përballë do të ketë Maqedoninë e Veriut, të cilët shihen edhe si rivali më i fortë drejt rrugës për në Euro 2020.

Shorti që u hodh para pak kohëve paracaktoi se ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhej në shtëpinë e këtyre të fundit. U përfol që ndeshja mund të degdisej në Strumicë.

Por tashmë është zyrtarizuar edhe stadiumi ku do luhet ndeshja. Impianti që do të mirëpresë sfidën është ai i quajtur “ Toshe Proeski” në qytetin e Shkupit.

Ndeshja do të zhvillohet më datë 26 mars, në orën 20:45. Kujtojmë, se në rast se Kosova ia del të kualifikohet në finale, atëherë do të përballet me njërën prej fitueses së sfidës mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.