Arkeologët kanë raportuar se janë zbuluar dy varre mbretërore në Greqi, me stoli dhe artefakte që datojnë mbi 3 mijë vjet të vjetra. Ky zbulim nxori në dritë një unazë prej ari, ku vërehet si dekor figura e një demi, si dhe një varëse me medaljonin e perëndeshës egjiptiane.
Sipas specialistëve amerikanë për arkoelogjinë, ky zbulim do të hedhë më shumë dritë rreth mënyrës sesi funksiononte tregtia, apo shfaqjeve të zakoneve dhe kulturës n këtë pjesë të Greqisë së lashtë.
Artefaktet u gjetën gjetën në afërsi të pallatit të Epokës së Bronztë të Pylos, në Greqi.
Ato nuk janë largë nga një varr tjetër i rëndësishëm, gjetur në 2015-ën, që besohet se është i një udhëheqësi të qyteti antik. Unaza e artë, ka si dekor një minitablo të përditshmërisë dhe agrikulturës, raporton BBC.