MENU
klinika

"Shteti serb ka arsye për t'u gëzuar"

Vuçiç: Nëse Kosova heq taksën atëherë bisedojmë, nëse jo…

28.12.2019 - 16:06

Kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiç, ka preazantuar sot projektin e tij për pesë vitet e ardhshme duke treguar se do të ndajë për të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën” një shumë shtesë prej 150 milionë eurove.

Ai ka thënë se këto fonde u dedikohen projekteve infrastrukturore.

“Ne do të punojmë kudo që të mundemi. Jo vetëm në veri, por edhe në jug të Ibrit. Graçanicë, Ranilug, Kllokot, në gjithë Kosovën ku jetojnë serbët”- ka thënë Vuçiç.

Sa i përket dialogut, Vuçiç ka thënë se Serbia do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe se është e gatshme të rikthehet në dialog kur Prishtina zyrtare të heq taksën 100 % ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

“Le t’i heqin tarifat dhe ne do të biesdojmë. Nëse nuk dëshirojnë. Nuk është asgjë. Faliminderit”-  ka thënë Vuçiç.

Më tej ka thënë se shteti serb edhe përkundër taksës së Kosovës, ka përformuar mirë dhe ka arsye për t’u gëzuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’