Ka 30 vjet që Liverpool nuk ka fituar titullin në Premier League, edhe pse në vitet e fundit ka qenë shumë afër, sidomos në sezonin e kaluar, teksa City ia mori për 1 pikë.
Në këtë sezon “Të Kuqtë” duken në rrugën e duhur për të prishur mallkimin. Pas 20 javësh kanë marrë 19 fitore dhe 1 barazim, pra vetëm 2 pikë të lëna në “Old Trafford” kundër United.
Të besuarit e Jurgen Klopp kryesojnë me 13 pikë përpara Leicester të vendit të dytë, por kanë edhe një ndeshje më pak se të tjetër. Gjatë këtij sezoni Liverpool mund të thyejnë 10 rekorde…
NISJA MË E MIRË PAS 21 JAVËSH – Me 19 fitore dhe 1 barazim deri tani, Liverpool ka grumbulluar 58 pikë. Një fitore tjetër (udhëtojnë drejt Tottenhem të shtunën) dhe do të thyente rekordin që Manchester City vendosi në 2017-’18 me 59 pikë pas 21 ndeshjesh.
FITORET RADHAZI NË SHTËPI – Manchester City regjistroi 20 fitore në “Etihad” mes vitit 2011-2012. Liverpool në “Anfield” ka për momentin 18 suksese të njëpasnjëshme. Mjafton që të mposhtin United, Southampton dhe Ëest Ham dhe rekordi është i tyre.
FITORET RADHAZI – Liverpool kishte fituar 17 ndeshje radhazi mes periudhës mars-tetor 2019, përpara atij barazimi në “Old Trafford”. Prej atëherë, ata kanë 11 fitore radhazi dhe janë vetëm 7 suksese larg rekordit të Cityt (18 fitore) vendosur në gusht-dhjetor 2017.
NUMRI MË I ULËT I HUMBJEVE – Vetëm Arsenal i sezonit 2003-2004 ka mbyllur një sezon të plotë pa humbje në Premier League, duke marrë edhe nofkën “Të Pamposhturit”. Liverpooli u dorëzua vetëm një herë sezonin e shkuar, por këtë sezon do të tentojë të bëjë më mirë, duke e mbyllur të gjithë edicionin me shifrën zero në kolonën e humbjeve.
SERIA E NDESHJEVE PA HUMBJE – Arsenali i famshëm i Arsen Ëenger regjistroi 49 ndeshje radhazi pa humbje në Premier League, përfshirë të gjithë sezonin 2003-’04. Ekipi i Klopp është në kuotën 37.
KOHA MË E GJATË PA HUMBJE – Skuadra që mban sot rekordin e kohës më të gjatë pa u mundur është Arsenal: 537 ditë. Fitorja ndaj Sheffield United më 2 janar i mundësoi Liverpool që të mbyllte një vit të plotë pa humbje.
MË SHUMË FITORE NË NJË SEZON – Një tjetër rekord që mbahet nga Manchester City i Pep Guardiolës. Në secilin prej dy viteve të fundit, “Qytetarët” kanë fituar 32 nga 38 javët në rrugën e tyre drejt titullit. Liverpuli duhet të fitojë 14 nga 18 ndeshjet e mbetura për ta thyer këtë rekord.
MË SHUMË FITORE NË SHTËPI – Kurrë më parë një skuadër nuk e ka fituar çdo ndeshje të sezonit në shtëpi. Chelsea, United dhe City kanë shkuar deri në 18, por për një janë thyer. Liverpool ka fituar 11 deri tani, duhen edhe 8.
MË SHUMË FITORE NË TRANSFERTË – City doli fitimtar në 16 nga 19 udhëtimet e tyre gjatë sezonit 2017-’18. “Reds”-at kanë arritur 8 nga 9 fitore deri tani jashtë “Anfield”-it dhe, nëse marrin tri pikët në 9 nga 10 transfertat e mbetura, atëherë ky rekord do të bëhet i tyri gjithashtu.
MË SHUMË PIKË – Liverpool është skuadra e tretë në renditjen e atyre që kanë grumbulluar më shumë pikë gjatë një sezoni, me 97 pikët që koleksionoi sezonin e shkuar, një më pak se kampionët e Cityt, që mbajnë edhe rekordin me 100 pikë.