MENU
klinika

Zbulojini

6 shenjat e mungesës së vitaminës C në trupin tuaj

22.01.2020 - 13:35

Vitamina C është jashtëzakonisht e rëndësishme në mbajtjen e trupit tuaj të shëndetshëm dhe funksionimin e tij siç duhet. Ju duhet të merrni sasinë e duhur të saj çdo ditë, sepse, ndryshe nga vitaminat e tjera, vitamina C nuk qëndron në trupin tuaj për shumë kohë.

Mungesa e vitaminës C në trupin tuaj mund të çojë në një cilësi të ulët të jetës dhe simptoma shqetësuese. Sidoqoftë, ato mund të rregullohen duke shtuar  vitaminë C në dietën tuaj.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të njihni shenjat e mungesës së vitaminës C, kështu që ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm menjëherë.

 

  1. Mishrat e dhëmbëve shpesh janë të fryrë dhe gjakosur

Vitamina C është thelbësore për shëndetin e mishrave. Nëse ndiheni sikur po kujdeseni mirë për higjenën tuaj të dhëmbëve, por akoma keni mishra të fryrë dhe gjakosur, provoni të merrni më shumë vitaminë C. Shkencëtarët llogaritin rreth 75mg në ditë për gratë dhe 90mg në ditë për burrat.

 

  1. Plagët tuaja duan më shumë kohë për t’u shëruar

Nëse gërvishtjet dhe plagët tuaja duan më shumë kohë për t’u shëruar, kjo është gjithashtu një shenjë për ju që të përmirësoni  sasinë e vitaminës C. Trupit i duhet vitamina C për të prodhuar kolagjen, prandaj i hani ato portokalle!

 

  1. Flokët tuaj janë të brishtë dhe bien lehtësisht

Nëse jeni duke përjetuar humbje dhe thyerje të flokëve, mund të jetë rasti që nuk po merrni dozën tuaj ditore të vitaminës C. Para se të shpenzoni një grumbull parash për produktet e flokëve, provoni të hani ushqime të pasura me vitaminë C si brokoli dhe kivi. Gjithçka që ju nevojitet është një dietë më e shëndetshme.

 

  1. Keni dhimbje të shpeshta të nyjeve

Dhimbja në nyje është një shenjë shumë e zakonshme e mungesës së vitaminës C. Për shkak se vitamina C është një antioksidant kaq i fuqishëm, mungesa e tij në trupin tuaj mund të çojë në inflamacion i cili çon në dhimbjet e nyjeve. Dhimbja e kyçeve mund të jetë mjaft e tmerrshme për të menaxhuar, kështu që marrja e vitaminës C është një ide e mirë.

 

  1. Ju sëmureni vazhdimisht dhe imuniteti juaj është i dobët 

Nëse keni raste të shpeshta të gripit, ftohjes dhe infeksioneve, atëherë ndoshta imuniteti juaj po dobësohet. Vitamina C stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luftojnë kundër sëmundjeve infektive. Nëse jeni vazhdimisht i sëmurë, kjo do të thotë që reagimi juaj imunitar është i dobët dhe duhet ta rritni atë duke rritur konsumimin e vitaminës C.

 

  1. Ju keni shtuar peshë pa një arsye të dukshme

Nëse nuk keni bërë ndonjë ndryshim të madh në stilin e jetës tuaj, por akoma keni shtuar peshë, mund të ketë lidhje me mungesën e vitaminës C. Hulumtimet tregojnë një lidhje midis vitaminës C dhe yndyrës së lartë të trupit, veçanërisht yndyrës në bark. Vitamina C ndihmon trupin tuaj të djegë yndyrën në mënyrë më efikase.

 

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj