MENU
klinika

Afati për dorëzimin e ofertave

“Albcontrol” hap tenderin 3.9 milionë lekë

29.01.2020 - 14:31

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror. 

Kjo kompani shtetërore ka hapur tenderin për kontratën e konsulencës për hartimin e kostos me “Eurocontrol”. Referuar shpalljes në Agjencinë e Prokurimeve Publike fondi limit është 3.9 milionë lekë dhe afati për dorëzimin e ofertave është data 10 shkurt 2020.

Referuar dokumenteve, shërbimi që kërkohet: “Konsulencë me Eurocontrol” përfshin ekspertizë në hartimin dhe prezantimin e kostos vjetore të Shoqërisë Albcontrol SHA në Eurocontrol si dhe përfaqësimin pranë kësaj organizate në takimet dhe mbledhjet e parashikuara vjetore të lidhur me këtë çështje.

Objektivi është, dhënia e konsulencës së specializuar financiare Albcontrol SHA, në lidhje me politikat e hartimit të kostos bazë së njësisë, si edhe çështjeve të tjera financiare, në Eurocontrol.

Detyrat kryesore do të përfshijnë ndër të tjera, si më poshtë:

-Dhënien e këshillave dhe asistencës në përgatitjen e kostos bazë të njësisë që paraqitet në EUROCONTROL.
-Përgatitjen e shënimeve udhëzuese, komenteve dhe informacione të tjera mbështetëse në mbështetje të kostos bazë të njësisë.
-Ndërlidhjen me Eurocontrol sipas nevojave dhe sigurimin e mbështetjes.
-Ofrimi i mbështetjes dhe këshillimi për çështje të lidhura me organizatat që përdorin hapësirën ajrore.
-Këshillimi financiar për çështje të tilla si, tarifat e fluturimeve në terminal, analiza monetare dhe çështje të tjera kontabilitet/financë.
-Pjesëmarrjen në mbledhje si pjesë e delegacionit shqiptar/ose si përfaqësues i Shqipërisë.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al