MENU
klinika

Ngjarja në Greqi

Atentat ndaj ish-futbollistit serb të Juventusit

08.01.2020 - 14:05

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 në Glydafa të Greqisë. Ishin momente terrori për ish-sulmuesin e Juventus, Darko Kovacevic.

Siç informon media greke “Protothema”, 46- vjeçari serb ishte viktimë e një sulmi para shtëpisë së tij.  Kovacevic ishte duke u rikthyer në shtëpinë e tij, kur u shënjestrua nga të shtënat me armë nga makina.

Agresori, ende i panjohur, qëlloi nga makina, por nuk e goditi dot ish-sulmuesin e njohur serb. Ai u fsheh, por u rrëzua dhe ra në tokë, duke pësuar dëmtime në gju.

Për pasojë, u transportua menjëherë në spital. Makina u largua më pas dhe u gjet afër aeroportin e djegur. Agresori mbetet i panjohur, ashtu si edhe motivi i sulmit me armë.

Sidoqoftë, Kovacevic ka marrë kërcënim të hapur për jetën. Kësaj here shpëtoi paq, por duket se çështja mbetet e hapur. Ish-sulmuesi serb e përfundoi karrierën e tij tek Olympiacos, ku ishte edhe menaxher. Puna e fundit ishte ajo e drejtorit sportiv të kombëtares së Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN