MENU
klinika

La Liga, java 19

Barça ngec në derbi, e “tradhton” De Jong

04.01.2020 - 22:56

Barcelona për pak ia doli me 10 vetë të fitonte në derbi, por Espanyol barazoi në fund, duke e mbyllur ndeshjen 2-2. Një ndalesë që “djeg” për Messin me shokë, pasi tani ndajnë kreun me Real Madrid.

Ishin vendasit që në minutën e 23-të shënuan me anë të Lopez. Barcelona bëhet më kërkuese, por nuk është e qartë para porte, kjo edhe për faktin se Espanyol mbrohet me forca të shumta.

Valverde e nis me ndryshim pjesën e dytë. Hyn Vidal në vend të Rakitic. Dhe në 50’ vjen goli i barazimit me Suarez. Pa kaluar as 9 minuta, do të ishte radha e vetë Vidal për të realizuar. 1-2 për Barcelonën.

Por situate bëhet e vështirë për blaugranat në minutën e 75’ kur De Jong merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me 10 vetë. Espanyol merr zemër dhe nis të sulmojë, teksa në 88’ barazon me Wu Lei.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN