MENU
klinika

Partizani prezanton blerjen e re

Befason Kërçiku, nga bardheblu vishet i kuq

07.01.2020 - 15:47

Partizani zyrtarizon marrëveshjen me Dorian Kërçikun. Mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik, me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm.

26 vjeçari vishet i kuq, pas eksperiencave te Skënderbeu dhe Tirana. Gjithashtu, Kërçiku ka qenë edhe pjesë e ekipeve përfaqësuese U-19 dhe U-21 të Shqipërisë.

Mbrojtësi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Antalia për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Adolfo Sormani.

“Jam mjaft entuziast që jam pjesë e Partizanit. Kam ardhur te skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për karrierën time.

Pas disa ofertave që kam patur gjatë kësaj periudhe, zgjodha të firmos përfundimisht me Partizanin, skuadër me të cilën do të kem mundësinë të përmirësohem edhe më shumë profesionalisht dhe shpresoj të realizoj objektivat madhorë që klubi synon” – u shpreh Kërçiku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të kuqtë rikthejnë italianin

Partizani prezanton trajnerin e ri