MENU
klinika

Tremben fëmijët

Cristiano Ronaldo përfundon në një robot

25.01.2020 - 13:39

Një version i ri i Cristiano Ronaldos është ndërtuar në Viareggio të Italisë. Çdo vit, mijëra njerëz grumbullohen për të festuar “Karnavalet e Viareggio”, që mbahet në Toscana.

Karakteristika kryesore e kësaj ngjarjeje është sfilata me maska të njerëzve që kanë ndikim në shoqëri, si politikanë apo sportistë. Si pjesë e kësaj feste nuk mungon edhe një gurë e përmasave madhore të superyllit të Juventusit.

Ronaldo, paraqitjet dhe golat e të cilit shpesh të bëjnë ta shohësh si jashtëtokësor, është shndërruar si një robot i madh, i mbuluar nga pjesë të blinduara, ndërsa dalin në pah muskujt e tij.

Me aftësinë për të lëvizur sytë dhe për të hapur gojën, fytyra i frikësonte fëmijët vendas, që dilnin për festë. Sidoqoftë, kjo figurë e stërmadhe nuk është krahasuar me bustin e CR7 në Madiera, që ishte aq i keq, sa duhej të zëvendësohej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shijoni nga një tregolësh për çdo event

“Mbreti” i tripletave, CR7 i shënoi në 10 kompeticione