MENU
klinika

Truke të thjeshta

Disa këshilla për të dalluar ushqimet cilësore

28.01.2020 - 13:20

    Është fakt, se 50 për qind e djathit në treg, NUK është djathë fare. Për të përmbushur kërkesën, prodhuesit këto ditë po furnizojnë konsumatorët me produkte artificiale dhe është duke u bërë më e vështirë për ta blerë.

Për t’ju ndihmuar të shikoni për produkte jo artificiale, ne kemi gjetur disa truke të vogla që mund t’i keni parasysh kur të bëni pazar herën tjetër.

 

  1. Djathë

Mënyra më e mirë për të blerë djathin me cilësi të lartë është duke e nuhatur. Nëse e vini djathin e prerë në banak, kërkoni që të provoni një copë para se ta blini. Nëse aroma mbetet dhe cilësia duket e mirë, blijeni. Është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme të lexoni etiketën.

 

  1. Ananas
Pasi të zbuloni se çfarë mund të bëjnë Ananasi për trupin, ju kurrë nuk do ndaloni së ngrëni!

Me ananasin, ngjyra ka më shumë rëndësi. Një ananas i verdhë i artë është më i miri për konsum të menjëhershëm. Për një kontroll cilësor, shikoni për njolla të bardha në fruta. Merrni erë ananasin, nëse është erë e ëmbël, është mirë.

Nga ana tjetër, duhet të shmanget një ananas me erë të fermentuar. Ananas me cilësi të ulët ose të papjekur do të jetë e vështirë për tu ngrënë, ndërsa ai tepër i pjekur do të jetë shumë i butë. Gjeni atë me ekuilibrin e përsosur.

 

  1. Luleshtrydhe

Luleshtrydhet gjithashtu nuk qëndrojnë të freskëta për shumë kohë. Pasi të merren nga fermat, ato priren të prishen me të vërtetë shpejt. Për tu siguruar që të blini ato që rrojnë më mirë , shmangni blerjen e atyre që kanë arna mbi to.

Provoni t’i shtypni ato me gishtin tregues dhe gishtin e madh. Nëse luleshtrydhet janë të forta dhe preken pak nga presioni, ky është lloji perfekt.

Mbani në mend se ajo që ka më shumë rëndësi kur kërkoni luleshtrydhe të mirë nuk është forma, por era. Luleshtrydhet në formë të çuditshme gjithashtu mund të jenë të shijshme, thjesht bëni një nuhatje dhe nëse ato kanë erë frutash, shtojini ato në karrocën tuaj!

 

  1. Domate

Kur blini domate – hapi i parë është padyshim të kërkoni të meta dhe njolla nga jashtë, por ndonjëherë  mund të jetë mashtruese. Shtrydhni domaten dhe shikoni nëse i reziston presionit. Nëse mbetet e fortë, vazhdoni ta nuhatni. Një domate që ka aromë është ajo që duhet të merrni dhe duhet të qëndroni larg atyre që skanë erë fare.

 

  1. Qumësht

Ka shumë mënyra se si mund të kontrolloni cilësinë e qumështit. Për një kontroll më të mirë të cilësisë, vendosni pak qumësht në një enë dhe shtoni 2 lugë gjelle kripë. Nëse qumështi kthehet në blu, është me cilësi të ulët dhe prodhohet me kimikate. Shija ka rëndësi gjithashtu. Mbani në mend se qumështi i vërtetë është natyrisht i ëmbël, kështu që nëse qumështi që po blini ka shije të ndryshme, me siguri nuk është një ide e mirë ta blini atë.

 

  1. Mjalt

Për të dalluar mjaltin e rremë nga mjalti i mirë, ekzistojnë teste të shumta të lehta që mund t’i provoni në shtëpi. Vendosni një pikë mjalti në gishtin e madh dhe shihni nëse rrëshqet. Nëse vepron menjëherë, mjalti është i rremë. Nëse qëndron, është e pastër.

 

Ose, ju mund të merrni 2 gota ujë dhe ti shtoni atyre një lugë mjaltë. Nëse shihni që mjalti shpërndahet në ujë, ai është i rremë dhe i pasur me sheqer. Nga ana tjetër, nëse mbetet ende në fund, është me cilësi të mirë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duhet t'i konsumoni patjetër!

10 ushqimet më të shëndetshme


Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj