MENU
klinika

Australian Open

Djokovic kalon turin e dytë, avancojnë Kerber e Halep

22.01.2020 - 11:31

Australian Open ka “nxehur motorët” dhe tenistët po japin shfaqje nga ndeshja në ndeshje. Pas surprizave te femrat, dita e sotme nuk ka dhuruar asnjë të tillë.

Te meshkujt, spikat fitorja e tenistit serb Novak Djokovic. Numri 2 në botë mundi 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) japonezin Tatsuma Ito, ndeshje që ishte një formalitet për Djokovic.

Pa luajtur fare avancon në raundin e tretë greku Stefanos Tsitsipas, numri 5 në botë, që përfitoi nga tërheqja e Philipp Kohlschreiber. Një biletë për më tej sigurojnë edhe kroati Marin Cilic.

Te femrat, nuk zhgënjen tenistja gjermane Angelique Kerber. Ish-numri 1 në botë dhe fituese në Melbourne në vitin 2016, mposhti 2-0 (6-2, 6-2) italianen Elisabetta Cocciaretto.

Një tjetër ish-numër 1 që ton dhe avancon më tej është Simona Halep. Tenistja rumune mundi 2-0 (7-6, 6-1) amerikanen Jennifer Brady. Në raundin e tretë avancojnë edhe Wozniacki, Kvitova, Osaka dhe talentja 15-vjeçare amerikane Gauff.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN