17.01.2020 - 09:22
Ylli Limani është një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku i gjinisë femërore.
Baladat e tij na kanë prekur gjithmonë shpirtin dhe duket se edhe balada e radhës është rrugës.
Me siguri edhe kënga e re do të jetë një tjetër perlë e Yllit, i cili kësaj here po bashkëpunon me këngëtarin dhe kantautorin Flori Mumajesi.
Vetë Flori ndau në Instagram një foto të këngëtarit në studion e tij, duke treguar se në këtë projekt po bashkëpunon edhe Fatjon Miftari.
Projekti i ri që jemi të bindur se do të na prekë zemrat do të titullohet “Hana”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur data e lançimit të kësaj kënge.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zbulohet arsyeja
Këngëtari tërhiqet në fund nga “Kënga Magjike”
Flakë në vatrat e besimeve
Jo vetëm ‘Notre Dame’, zjarri “përpiu” edhe xhaminë në Jeruzalem
Bëhen bashkë