MENU
klinika

Priten polumbarët

E rëndë në Sarandë/ 55-vjeçari hidhet në lumin e Bistricës

07.01.2020 - 14:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mesditën e sotme.

Një 55-vjeçar i identifikuar si Bastri Rroshi, banues në Sarandë është hedhur në ujërat e lumit Bistricë pranë Kanalit të Çukës.

Kanë qenë qytetarët që e kanë parë dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Aktualisht familjare të personit në fjalë edhe forca policie gjenden në vendin e ngjarjes.

Të njohur të 55-vjeçarit thonë se ai nuk njihet për probleme ekonomike apo të ndonjë natyre tjetër.

Pritet që në vend të shkojnë dhe polumbarë për të kërkuar për 55-vjeçarin.