Ushqimi i shëndetshëm është vetëm çështje ndërgjegjësimi.
Fatkeqësisht, industria ushqimore e ka bërë më të vështirë ndonjëherë të dimë në të vërtetë se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë jo, duke vendosur reklama dhe etiketa disi “mashtruese”.
Autoritetet spanjolle rekomandojnë që fëmijët poshtë moshës 10 vjeç dhe gratë shtatzënë të mos konsumojnë ton peshku. Por përse?
Kjo për shkak të nivelit të lartë të merkurit që është gjendur tek toni i peshkut. Ky metal toksik shkakton nervozizëm, probleme me tretjen dhe me sistemin imunitar.
Çfarë duhet bërë në vend të kësaj:
Kufizoni konsumin e tyre dhe kërkoni më mirë për peshk të freskët, rritur në ujëra të pastër.