MENU
klinika

"Rrezikohet një Gërdec i dytë"

Fier/ Alarm në uzinën e Ballshit

31.01.2020 - 14:37

Në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka rrjedhje gazi nga një depozitë. Alarmin për situatën e rrezikshme e ka dhënë shefja e sigurimit teknik të repartit zjarrfikës të uzinës e cila tha se ka njoftuar për këtë situatë autoritetet, pasi forcat e saj vetëm mund të monitorojnë situatën.

“Kemi një rrjedhje tek një sferë e gazit të lëngshëm dhe jemi të detyruar ta ruajmë pasi mund të shpërthejë nga momenti në moment.”

Nëse shpërthen ndodh një Gërdeci i dytë! Është tmerr. Ne nuk kemi mjete për të luftuar zjarrin”thotë Brunilda Jahaj, Shefja Sigurimit Teknik.

Punonjësit e repartit zjarrfikës dhe ata të nënstacionit elektrik të Ballshit iu bashkuan këtë të premte protestës së naftëtarëve, për pagat e prapambetura, për punën me të cilën i mban të lidhur ligji. Janë edhe 800 naftëtarë që kërkojnë një zgjidhje nga shteti dhe theksojnë se kompania duhet që t’u japë sqarime për të ardhmen e uzinës

“Kërkojmë rrogat e prapambetura dhe cfarë do të bëhet me këta njerëz”– thotë një protestues.

Rafineria e Ballshit e administruar nga njëkompani private është mbyllur që në shtator me pretendimin se kompania naftënxjerrëse Bankers Petrolium nuk i furnizon me naftë bruto

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier