MENU
klinika

Flamurtari ende pezull

FIFA zhbllokon merkaton e Luftëtarit

30.01.2020 - 18:39

Para 10 ditësh FIFA ngriu merkaton e Luftëtarit, për shkak të problemeve me lojtarët e huaj që nuk janë paguar. Por sot në klubin gjirokastrit ka mbërritur një e-mail zhbllokues nga FIFA.

NJOFTIMI I FIFA-s

“I dashur zotëri! Ne i referohemi çështjes së lartpërmendur, në lidhje me zbulimet e vendimit të kaluar nga gjykatësi i Dhomës së Zgjidhjeve të Mosmarrëveshjeve më 17 shtator 2019, por edhe korrespondencës tonë të mërparshme në 9 dhjetor 2019.

Në këtë drejtim, ne e pranojmë marrjen e korrespondencës së komunikimit me lojtarin (Marco Aurelio), me anë të të cilit ai konfirmoi se ka arritur një zgjidhje miqësore. Si rrjedhojë, ne informojmë Luftëtarin se pezullimi i vendosur në përputhje me pikën shtatë, të vendimit të lartpërmendur, tashmë është hequr.

Së fundmi, ne i informojmë të dyja palët se tani ne do të procedojmë me mbylljen e kësaj çështjeje. Ju falenderojmë me përzemërsi për vëmendjen përsa më sipër. Sinqerisht i juaji, Në emër të Dhomës së Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve Këshilltari Ligjor i Statusit të Futbollistit Martin Granat.”

Por ndërsa Luftëtari mund të konfirmojë në dy ditë lëvizjet e merkatos, Flamurtari mbetet pezull. Klubi vlonjat nuk është dënuar vetëm për këtë merkato, por për 3 sesione të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN