MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Foshnja im vuan nga dermatiti në fytyrë. Çfarë të bëj që ti zhduket?

17.01.2020 - 11:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam nje nene e nje foshnje dhe doja t’ju shkruaja për problemin e dermatitit që ka ne fytyrë. Nuk i ikën?

Përgjigjet dermatologia: Dermatiti atopik është një sëmundje kronike alergjike e lëkurës që karakterizohet me kruarje. Është një nga llojet më të shpeshta të ekzemës. Fillimi i shfaqjes së shenjave të dermatitit ndodh zakonisht në momentin që fëmijës i jepen ushqime shtesë veç gjirit, si qumështi i lopës dhe mjaft ushqime të tjera që akuzohen si “shpërthyese” të shenjave. Por nuk janë vetëm ushqimet ato që nxisin shfaqjen e sëmundjes, ka dhe një sërë lëndësh të tjera si sapuni, lëndë të tjera pastruese, veshjet me material akriliku, leshi, por edhe gjendjet e lëkurës si tharja e saj, djersitja etj Të bëhet banja me ujë të vakët, për të paktën 20 minuta, të mos përdoret sapuni, të përdoren lyerjet me pomadë ose krem zbutës (emolient) pas banjës, peshqirët duhet të jenë të butë. Veshjet të lahen me sa më pak detergjentë. Të mënjanojmë përdorimin e rrobave të ashpra prej leshi ose çdo materiali tjetër irritues. Nëse simptomat vazhdojnë duhet të bëni një vizitë dermatologjike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.